Arrestohet një 52-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për tetë raste të vjedhjeve NULL NULL 02.11.2025 16:19 02.11.2025 16:19 Është arrestuar një person i moshës 52-vjeçare në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për së paku tetë raste të vjedhjeve. Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana për Klankosova.tv ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë”. “Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në konfirmim.