Arrestohet një 27 vjeçar në Tiranë, i dehur goditi dhe i kanosi policët NULL NULL 29.01.2024 11:58 29.01.2024 11:58 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Është arrestuar një 27 vjeçar në Tiranë, i cili i ka goditur dhe kanosur policët me mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”, ku bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje të dehur, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftimin e policisë.