Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, kishte 12 urdhëresa të Gjykatës NULL NULL 29.05.2024 15:25 29.05.2024 15:25 Arrestim, foto ilustruese Një 23 vjeçar me iniciale E.Z., është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi po kërkohej me 12 urdhëresa nga gjykatat. Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media. “Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.