Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda NULL NULL 24.07.2025 16:33 24.07.2025 16:33 pranga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet për tri vepra penale. I dyshuari F.M., 32-vjeç nga Prishtina dyshohet për veprat penale “vjedhje e rëndë”, ku i njëjti është dërguar në paraburgim. “Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Tutje, policia tha se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të policisë.