Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për dëmtim të varrezave

NULL NULL
04.06.2024 16:30
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka dëmtuar varrezat.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se ai dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave, përcjell Klankosova.tv.

“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb”.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet tutje në njoftim.

lajme të ngjashme