Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet medalisti amerikan, rrahu ish të dashurën

NULL NULL
03.05.2025 15:16

Fred Kerley, sprinteri amerikan dhe medalist i dyfishtë olimpik në garën 100 metra, është arrestuar në Florida për dyshimet se ka sulmuar ish-të dashurën e tij, atleten Alaysha Johnson.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një hotel në Dania Beach, ku Johnson ishte duke marrë pjesë në një seancë stërvitore para garës Grand Slam Track në Miami.

Sipas raportit të arrestimit, Johnson i tha policisë se Kerley e goditi në fytyrë me grusht, duke i shkaktuar gjakderdhje në hundë.

Autoritetet konstatuan se lëndimet e saj ishin në përputhje me deklaratat që i kishtë bërë.

Avokati i Kerley-t, Richard Cooper, ka mohuar akuzat, duke pretenduar se klienti i tij u sulmua gjatë takimit. Ndërkohë, organizatorët e Grand Slam Track kanë konfirmuar se Kerley nuk do të konkurrojë në eventin e kësaj fundjave në Miami.

Ky është arrestimi i dytë i atletit në vitin 2025, pas një incidenti të mëparshëm në janar, kur ai u akuzua për sulm ndaj një oficeri policie dhe rezistencë ndaj arrestimit në Miami Beach.

lajme të ngjashme