Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet ish-drejtori i policisë i Malit të Zi

NULL NULL
18.11.2023 12:05
Slavko Stojanovic

Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, mëson “Vijesti”.

Stojanoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit rast.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në Mal të Zi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme