Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Prishtinë NULL NULL 20.10.2022 21:26 20.10.2022 21:26 Një person është arrestuar nga policia, sot rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani”, për shkak se dyshohet për grabitje. Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi u bë në bashkëpunim me qytetarët. “Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.