Arrestohet i kërkuari nga gjykata për dhënie të ryshfetit NULL NULL 19.09.2024 14:36 19.09.2024 14:36 Fotografi ilustruese e te arrestuarit Policia e ka arrestuar M.D. në Viti sot më 19 shtator me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ai akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. “Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej 18 muajsh për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit'”. “Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv