Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen javën e kaluar në Kaçanik NULL NULL 04.09.2023 16:00 04.09.2023 16:00 policia e kosoves arrestim Është arrestuar një person si i dyshuar për tentim vrasjen që ndodhi të martën e kaluar në Kaçanik. I arrestuari me inicialet D.D., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 28 -vjeçari dyshohet se në shenjë hakmarrje e kishte goditur viktimën 47-vjeçar fillimisht me veturë, e pastaj me një mjet të fortë, veprime këto që i kanë shkaktuar lëndime të rënda këtij të fundit. 47-vjeçari kishte kërkuar tretman mjekësor edhe në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.