Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij

NULL NULL
31.03.2024 11:05
Arrestim
Foto ilustruese

Është arrestuar drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, pasi nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij në Prishtinë.

Personi i goditur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, njofton Klankosova.tv.

“I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin  e kompanisë, viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.  I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme