Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari i aksidentit me fatalitet në autostradën Arbën Xhaferi

NULL NULL
25.07.2024 10:36
Foto ilustruese. Arrestimi
Foto ilustruese: Arrestimi

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person dhe e ka dërguar në mbajtje, mbi dyshimet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm me fatalitet, në autostradën Arbën Xhaferi.

Aksidenti mes dy automjeteve ndodhi dje në mesditë, ku një nga viktimat pasi ishte dërguar për trajtim në QKUK, u konfirmua se ka ndërruar jetë, transmeton klankosova.tv.

”Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

 

lajme të ngjashme