Arrestohet burri në Prizren, i dehur e kanosi gruan e tij pasi nuk i dha para NULL NULL 25.08.2023 11:00 25.08.2023 11:00 Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me gruan, dyshohet se e ka fyer dhe kanosur atë. Rasti sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur të enjten pas mesnate, pasi i dyshuari i ka kërkuar viktimës para, ndërsa kjo e fundit nuk i ka dhënë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.