Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, plagosi tre persona dy muaj më parë NULL NULL 26.09.2024 09:35 26.09.2024 09:35 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. 32-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave disa javë më parë, është arrestuar në Kukës. Sipas policisë ai është lokalizuar në një hotel të Kukësit, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. “Gjykata e Tiranës kishte dhënë ndaj tij masën “Arrest në burg” në mungesë për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. “Me datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, ku 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë mbetën të plagosur tre persona”, thuhet në njoftimin e policisë.