Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars NULL NULL 11.03.2025 07:46 11.03.2025 07:46 Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti. Sipas policisë, i dyshuari A.C., 24-vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. “Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.