Arrestohet 23-vjeçari në Durrës, shiste doza kanabisi në plazh NULL NULL 25.08.2025 14:42 25.08.2025 14:42 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, nën dyshimin se shiste doza kanabisi në zona të plazhit. Policia e Shqipërisë bën të ditur se i arrestuar është K.O, dhe derisa janë sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, transmeton Klankosova.tv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.