Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre persona për gjuajtje me armë gjatë ahengjeve familjare

NULL NULL
01.08.2024 10:43
Foto ilustruese.
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar tre persona në tre raste të ndryshme, për shkak se kanë gjuajtur me armë në ajër gjatë ahengjeve të tyre familjare në: fshatin Vrajakë të Rahovecit, Samadrexhë të Vushtrrisë dhe në Mitrovicë të Jugut.

Bëhet e ditur se në këto raste policia ka sekuestruar një revole me 84 fishekë, dy pistoleta me gaz dhe tre gëzhoja.

Të tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

lajme të ngjashme