Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen rusët që po bënin kontrabandë nafte në Sarandë (VIDEO)

NULL NULL
25.08.2019 23:35

Dy rusë janë arrestuar nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, në Sarandë.

Të arrestuarit janë me iniciale M. Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Kronikë e përgatitur nga Top Channel.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.