Arrestohen pesë persona të dyshuar për grabitjen me maska në një pompë të derivateve NULL NULL 25.06.2024 17:25 25.06.2024 17:25 Foto: Ilustruese Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen e 1 qershorit të këtij viti me maska në Stanovc të Vushtrrisë në një pompë të derivateve. Në njoftimin e policisë thuhet të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Grabitje”. “Arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, të maskuar e nën kërcënimin e armës (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave”. “Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025