Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen katër shtetas të huaj në Gjakovë, bartnin medikamente pa dokumentacion

NULL NULL
02.09.2025 09:47
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Katër shtetas të huaj janë arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

lajme të ngjashme