Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen gjashtë persona, u kapën me 85 mijë euro monedha false

NULL NULL
29.11.2023 09:07
2 euro

Tre persona nga Kosova e tre të tjera nga Maqedonia e Veriut janë arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ata dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim)”.

Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.

“Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së përcjell Klankosova.tv

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

lajme të ngjashme