Arrestohen dy të rinj në Himarë, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës NULL NULL 03.07.2023 12:06 03.07.2023 12:06 Policia Dy të rinj nga Borshi janë arrestuar, pasi dyshohet se shpërndanin drogë nëpër lokalet e natës në Himarë. Dy personat, 26 dhe 34-vjeçar, iu gjetën rreth 130 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se policia ka sekuestruar drogën, një shumë parash dhe dy celularë në cilësinë e provës material. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.