Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike NULL NULL 21.08.2023 08:53 21.08.2023 08:53 Policia në Gjilan e ka zbatuar planin operacional “Goditja 2023” pas mesnatës, ku është ndaluar për kontroll rutinore një automjet. Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gramë. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.