Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy të dyshuar në Podujevë, policia konfiskon armë e municion

NULL NULL
13.10.2022 16:22

Zyrtarët policorë kanë zbatuar një plan operativ në rajonin e Podujevës dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me armë.

Po ashtu janë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, njofton Klankosova.tv.

Në asistencë të realizimit të këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (njësia me qen).

“Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobil” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

lajme të ngjashme