Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy persona për vjedhje në Gjakovë, malli konfiskohet

NULL NULL
09.06.2024 09:46
Policia e Kosovës, arrestim
Foto ilustruese e arrestimit

Janë arrestuar dy burra në Gjakovë, të cilët dyshohet për vjedhje.

Policia ka bërë të ditur se malli i vjedhur është konfiskuar, njofton Klankosova.tv.

“Pas një pune të suksesshme operative-hetimore me datë 08.06.2024 janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e provave materiale (dyer dhe dritare të aluminit) të prera në një hekurishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës dhe i njëjti i kishte dërguar në hekurishten e të dyshuarit të lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

lajme të ngjashme