Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy person në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market

NULL NULL
03.06.2023 14:14
arrestim hajni
arrestim hajni

Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Me datën 03.06.2023, Stacioni Policor në Pejë është  informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje. Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar  sigurimin e objektit,  i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona”.

“Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që  ishin maskuar: B. B.   i lindur 1997,  A. S. i lindur  2001. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës. Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme