Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen 8 persona të dyshuar për sulme me bomba në Prishtinë dhe Mitrovicë

NULL NULL
04.07.2022 12:04

Tetë persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni disa ditorë, kjo për veprat penale  “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “ Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie” dhe “Detyrim”.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se rastet e hetuara dhe në të cilat dyshohet se janë përfshirë personat e dyshuar tani më të arrestuar janë, rasti i datës 19.06.2022, ku rreth orës 02:20 ka ndodhur një zjarrvënie në një lokal në “Dardani” të Prishtinës, ku dyshohej se zjarri ishte shkaktuar nga hedhja e një shisheje me benzinë, e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu me datë 22.06.2022, diku rreth orës 03:30, në të njëjtin lokacion afër këtij lokali në Prishtinë ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale në tri veturat të cilat ishin të parkuara.

Ndërsa me datën 06.06.2022, diku në ora 03:03, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ishte hedhur një granatë dore e cila nuk ishte aktivizuar (shpërthyer). Granata në fjalë nga vendi i ngjarjes  ishte tërhequr nga njësia përkatëse e PK-së.

Më datë 28.06.2022, diku rreth orës 03:30, në rrugën e Mullirit në Mitrovicë, ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale, transmeton KlanKosova.tv.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

P. dtl. 1999     shqiptar/ kosovar;

K. dtl. 1998     shqiptar/ kosovar;

C. dtl. 2003     shqiptar/kosovar;

A.M.  dtl.  1995      shqiptar/kosovar;

I. dtl. 1998     shqiptar/kosovar;

D.R.   dtl.  2004     shqiptar/kosovar;

E.C.   dtl.  1993     shqiptar/kosovar;

L.B.   dtl    2000     shqiptar/kosovar.

 

 

lajme të ngjashme