Arrestimi i një gruaje për mashtrim me termine për viza pune, policia: Të lajmërohen viktimat NULL NULL 30.07.2024 13:30 30.07.2024 13:30 Policia e Kosovës Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor. Kjo vjen pasi policia e ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për veprën penale mashtrim, duke u marrë së paku nëntë personave, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune. “Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”. “Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim të policisë. /Klankosova.tv