Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestime të reja në Amsterdam për dhunën pas ndeshjes së futbollit

NULL NULL
12.11.2024 09:21
Amsterdam
Një tramvaj është vandalizuar në Amsterdam të hënën në mbrëmje.

Policia holandeze ka bërë pesë arrestime të tjera lidhur me dhunën që pasoi një ndeshje ku përfshihej një ekip izraelit futbolli në Amsterdam të enjten mbrëma.

Pesë burrat, të gjithë nga Holanda dhe të moshës nga 18 deri në 37 vjeç, dyshohen për “dhunë publike kundër personave” para dhe pas ndeshjes së Maccabi Tel Avivit kundër ekipit vendas Ajax, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Dick Schoof tha të hënën se “sulmet antisemitike kundër izraelitëve dhe hebrenjve” nuk ishin “asgjë tjetër pos tronditëse dhe të dënueshme”.

Trazirat u ndezën përsëri në qytet të hënën në mbrëmje kur një tramvaj u sulmua.

Të enjten mbrëma, të rinjtë me skuter në kryeqytetin holandez  kryen sulme ndaj tifozëve të Maccabit që ishin atje për ndeshjen e Europa League, thanë autoritetet.

Pesë persona janë trajtuar në spital dhe të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Pesë arrestimet e reja vijnë mbi 63 të shpallura nga autoritetet që nga dhuna. Njëri nga pesë personat u lirua nga paraburgimi, por mbetet i dyshuar.

Policia bëri gjithashtu disa arrestime pas trazirave të reja në qytet të hënën. Nuk raportohet për të lënduar.

lajme të ngjashme