Armatimi në veri: Shtëpitë e braktisura, depo ushtarake (VIDEO) NULL NULL 12.03.2026 20:38 12.03.2026 20:38 Në veri të Kosovës, gjetja e armëve, municioneve e uniformave ushtarake tashmë është shndërruar në fenomen. Rasti i fundit ishte sot në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok. Lidhur me rastin, forcat e rendit njoftuan se identifikuan pronarin e shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi tjetër në qytezë e cila iu bastis e ku ju gjet një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë. Zbulimi më i madh deri tani në lokacion të pabanuar në tre muajt e parë të këtij viti u bë në janar në Zubin Potok. Njësia policore gjeti e sekuestroi mbi 150 kilogramë eksplozivë komercial për të cilin hetimet thonë se është prodhim i fabrikës në Krushevc të Serbisë, e afërt me pushtetarët e shtetit fqinj verior. Ndiqeni kronikën e plotë: