Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armatimet e konfiskuara në Banjskë, u gjetën në banjë të një hoteli

NULL NULL
17.08.2024 14:31
Armatimet e gjetura
Armatimet e gjetura

Ditën e premte, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Banjksë të Zveçanit, ku kanë gjetur armatime të ndryshme.

Sipas policisë, armatimet u gjetën në banjën e hotelit ku ata e kryen bastisjen, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë kësaj kontrollo u gjetën dhe u konfiskuan një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera.

“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjën e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë, fishekë e pajisje ushtarake

lajme të ngjashme