Arifi: VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet – pres probleme edhe për nënkryetarët e kuvendit NULL NULL 23.08.2025 17:59 23.08.2025 17:59 Opinionisti Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i vendosë partitë e tjera përpara aktit të kryer kur po e propozojnë një kandidat për kryetar kuvendi. Kjo sipas Arifit pasi partitë e tjera s’po kanë kohë as hapësirë ta diskutojnë, teksa shtoi se e gjithë Kosova po e paguan çmimin e mos-konstituimit të kuvendit. “Nesër, vetëm nëse opozita e befason Kurtin, pasi si duket që Kurti do të kujdeset që secilin kandidat që e zgjedh, në bindjen e tij duhet të ketë bindje të plotë që ka konsensus te partitë opozitare për të mos e votuar, e uroj që partitë opozitare ta befasojnë dhe ta zgjedhin një kryetar”. “Pastaj, vijmë te hapi tjetër që pritet se do të ketë ‘mina’ të tjera, pasi VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet. Si duket nuk i ka votat. Pres probleme edhe për nënkryetarë, pastaj pres edhe me Listën Serbe që kanë thënë se nuk e pranojnë, pra vazhdimisht shoh “mina” në krijimin e institucioneve”, tha Arifi në “Info Magazine” në Klan Kosova. Nesër, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës konstituive nga ora 11:00.