Arifi: Për situatën e tanishme të vendit, fajtore është e gjithë elita politike (VIDEO) NULL NULL 05.07.2025 17:51 05.07.2025 17:51 Dritëro Arifi, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur për situatën politike në vend të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, për disa muaj me radhë. Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se pa konstituim shteti është jo funksional, duke përmendur edhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit politik. “Kushtetuta është bërë si një letër e cila varet se cila flet na pëlqen e mbyllim. Nëse e vëreni vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet një gjë, nënkuptohet se Kuvendi do të duhej të themelohej 30 ditë pasi që certifikohen rezultatet”. “Aty nënkuptohet se pasi që ju jeni të paaftë për ta bërë atëherë i keni edhe 30 ditë. Ata i dhanë edhe 30 ditë frymëmarrje shtetit të Kosovës, sepse pa Kuvendin shteti nuk funksionon, për momentin jemi shtet jo funksional”, u shpreh Arifi. Ai ka thënë se presidentja e vendit Vjosa Osmani do të duhej më herët të vepronte për situatën që është shkaktuar në vend. Ai i fajësoi të gjithë politikanët për bllokadën institucionale. “Mendoj se presidentja prapë është vonuar shumë, ajo në prill është dashtë të reagoj nëse nuk ka reflektim nga partitë, do të duhej menjëherë të shkojë me kërkesa specifike në gjykatë. Çka nëse? Çka nëse? Sepse ne duhet ta dimë, se ne po hyjmë në ujëra të panjohura, rrezikshmëria është shumë e lartë në kuptimin e figurativ. I bie pra se ne po hyjmë në ujëra të panjohura se gjithë e bëjmë pyetjen çka pas 30 ditëve? Kjo është problematika kur e dërgon në këtë nivel, nivelin e shtetit e dërgon në pikën e thirrjes, atëherë kjo elitë politike të gjithë janë fajtor”, tha Arifi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 25 minuta më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë