Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arifi: Ambasador i mirë je nëse je i mirë me Kurtin (VIDEO)

NULL NULL
30.04.2026 21:02

Kiks Kosova sonte raportoi për shkarkimet e ambasadorëve që ushtruesja e detyrës së presidentes, Abulena Haxhiu, i nisi me të marrë karrigen e të pares së vendit.

Këto shkarkime, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, janë hakmarrje e Vetëvendosjes ndaj ish-presidentes, Vjosa Osmani.

I ftuar në emisionin, Kiks Kosova, Arifi ka deklaruar se VV-ja ka vendosur standardin, sipas të cilit, ambasador i mirë është vetëm ai që është i mirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Me ardhjen e tyre tash, ti je ambasador i mirë nëse je me Vetëvendosjen ose nëse je i mirë me Albinin.”

Kjo praktikë sipas tij dëmton imazhin e shtetit e diplomacinë kosovare në përgjithësi dhe se i bie për shtati vetëm Serbisë, e cila nuk e ndalë asnjëherë fushatën kundër shtetit të Kosovës.

 

lajme të ngjashme