Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arianit Shehu: Njohja e Kosovës nga Izraeli, fitore kundër diplomacisë agresive ruse për ndikim në Ballkan

NULL NULL
01.02.2021 18:34

Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Amerikan, Arianit Shehu, po e vlerëson lartë arritjen e sotme diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe atij të Izraelit.

Shehu, thekson që kjo është një ndër njohjet më të rëndësishme që mund të kishte pritur Kosova, njofton Klan Kosova.

”Është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ndër njohjet më të rëndësishme që mund t’i presim. E vlerësoj lartë punën e Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj. Do të jetë një marrëveshje që do t’na hapë shumë rrugë, si në integrime të tjera, përfaqësime të tjera në organizata ndërkombëtare”.

”Por mbi të gjitha, diçka që nuk u tha, kjo njohje është fitore edhe kundrejt diplomacisë agresive ruse për ndikim në Ballkan. Është marrëveshje që i shërben paqes edhe në Lindje të Mesme, por i shërben paqes edhe në Ballkan”.

”Ndoshta këto ditë në fillim do ketë një antagonizëm. Përkundrejt disa polemikave që do t’i shohim, vet shtetet arabe janë të interesuara dhe në rrugë për marrëveshje me Izraelin”.

”Kushdo që rreshtohet kundër kësaj marrëveshjeje për shtetet arabe, është kundrejt interesave të shtetit të Kosovës, kundrejt interesave të qytetarëve të Kosovës. Duhet të jemi shumë krenar për këtë marrëveshje, i shërben paqes. Rreshtohemi për drejt shteteve që e vendosin paqen dhe mirëqenien prioritet shtetëror”.

A mund të dalë ndonjë problem me vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem? – meqë një gjë të tillë e kundërshtojnë zyrtarë të Bashkimit Europian.

”Izraeli është shtet mikëpritës, dhe sipas marrëveshjes ne duhet t’i bindemi shtetit mikëpritës. Ne jemi gjithmonë në linjë  me partnerin, aleatin tonë SHBA. Nuk do të ketë asnjë çështje serioze sa i përket vendosjes së ambasadës tonë”.

”I takon shtetit tonë mik Izraelit, të na tregojë ku dëshirojnë ta vendosim ne ambasadën tonë por dhe anasjelltas”.

”Palestina, nuk njihet si shtet. Janë tashmë të quajtura si zona. Të gjitha zyrtarët e lartë palestinezë, në vizita të tyre në Beograd, kanë qenë shumë të padrejtë, agresivë dhe jokorrekt ndaj shtetësisë së Kosovës”.

”Ata kanë deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë. Autoriteti palestinez ka vetë përgjegjësinë ndaj qytetarit të Palestinës që të jetë vet transparent dhe i përgjegjshëm, dhe t’i ndihmojë qytetarëve të vet të jetojnë në demokraci. Kur t’i përmbush këto obligime Palestina për qytetarët e vet edhe ne si Kosovë do të bashkëpunojmë me autoritetet palestineze konform marrëveshjeve ndërkombëtare, sikurse që bëmë sot me Izraelin”.

 

lajme të ngjashme