Argëtim deri në agim: Rihanna del nga restoranti në Paris në orën 6 NULL NULL 22.04.2026 17:14 22.04.2026 17:14 Rihanna është fotografuar në orët e para të mëngjesit në Paris, teksa largohej nga një mbrëmje e gjatë në një restorant të njohur. Këngëtarja, e cila dukej në humor shumë të mirë, nuk mund të ndalte të qeshurat ndërsa mbështetej tek një shoqe, teksa të dyja dilnin nga lokali rreth orës 6 të mëngjesit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv Sipas raportimeve, ajo kishte darkuar në Cesar Restaurant, një vend ikonë në kryeqytetin francez, i cili thuhet se qëndroi i hapur më gjatë se orari i zakonshëm për të. 38-vjeçarja u shfaq elegante me një xhaketë të madhe, pantallona të zeza të ngushta dhe taka të kuqe me lidhëse, duke e kompletuar pamjen me syze të mëdha dielli. /Klankosova.tv