Ardon Jashari nuk ftohet nga Brugge, ia ka mësyrë Milanit NULL NULL 26.07.2025 19:28 26.07.2025 19:28 Mesfushori Ardon Jashari nuk është thirrur nga Club Brugge për ndeshjen e radhës, midis spekulimeve të forta për një transferim te AC Milan. Bisedimet mes klubit belg, Milanit dhe përfaqësuesve të lojtarit janë ende në zhvillim. Jashari, i cili këtë javë ka refuzuar dy klube nga Premier League, është i vendosur: dëshiron vetëm kalimin në “San Siro”. Transferimi i tij pritet të konkretizohet në ditët në vijim, nëse palët arrijnë marrëveshje përfundimtare.