Ardon Jashari ishte në Bergamo, e shikoi ish-skuadrën e tij NULL NULL 01.10.2025 16:06 01.10.2025 16:06 Anëtari më i ri i Milanit, shqiptari Ardon Jashari “u rikthye ku kishte lënë gjurmë”, këtë herë si spektator në Bergamo, për të ndjerë atmosferën e Champions League dhe për të kujtuar kohën te Brugge, prej nga u transferua gjatë verës te Milani, edhe pse shkaku i lëndimit nuk e ka luajtur ende asnjë minutë në ndeshje zyrtare. Jashari, ndërsa është në proces rikuperimi nga lëndimi, ka ndjekur ish-skuadrën e tij që u mund me rezultatin 2-1 nga Atalanta. Klubi belg Brugge vetë ka postuar në “stories” në Instagram, duke e identifikuar Jasharin në stadium – me emoji zemrash dhe frazën “Look’s who here” (shiko kush është këtu). Jashari nuk do të mund të luajë te Milani edhe së paku tre javë, por tashmë do ta ketë edhe të vështirë të zë vend në përbërjen e parë nga konkurrenca super e madhe. /Klankosova.tv