Ardit Tahiri, sulmuesi i ri i Llapit NULL NULL 29.06.2024 21:33 29.06.2024 21:33 Ardit Tahiri Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar opinionin se ka arritur marrëveshje tri-vjeçare me sulmuesin e qendrës, Ardit Tahiri. 21-vjeçari ka shkuar në klubin e Llapit pas eksperiencës me Dinamo City në Shqipëri, teksa karrierë ka bërë tek 2 Korriku, Besa dhe Drita në Kosovë. Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Tahiri ka nënshkruar kontratë që e mban atë pjesë të klubit deri në vitin 2027, përcjell Klankosova.tv. Tahiri po ashtu mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa do jetë vlerë e shtuar për ekipin para sfidave evropiane dhe sezonit të ri të Superligës. Ai është bashkuar me ekipin në Ohër, aty ku po zhvillohen përgatitjet për garat evropiane.