Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ardi tregon mesazhin emocionues që morri nga përkrahësi për këngën “Gurbeti”

NULL NULL
08.12.2024 16:25
Ardi dhe Mirdoni
Ardi dhe Mirdoni

Kënga “Gurbeti” nga Ardi dhe Mirdoni është pëlqyer shumë nga publiku.

Në emisionin Sol të Klan Kosova, Ardi tregoi edhe për një mesazh që e ka marr dhe e ka prekur shumë, transmeton Klankosova.tv.

“Mesazhet që na kanë ardhë mu dhe Mirdonit, kanë qenë shumë por më ka prekur një më së shumti, nga një djalë i ri. Ka shkruar shumë fjalë të bukura dhe e falënderoj shumë, sepse të jep motiv mesazhi i njerëzve, sidomos këto pozitive, edhe tha ‘jam djalë hasreti, më është dashtë mi lanë babën e nanën, e kom ardh në Amerikë që disa vite. E ngova Kurbetin dhe nuk i kam kushtet për momentin mu kthy në Kosovë për me i vizitu, e ngova këngën edhe e preva biletën për me ardh në Kosovë’”, u shpreh Ardi.

lajme të ngjashme