Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arbëria – Feronikeli hap javën e katërt në Superligë, derbi në Podujevë

NULL NULL
28.09.2020 10:10

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë mesjavë me sfidat e xhiros së katërt.

Të martën ndeshja hapëse do të jetë në mes të Arbërisë dhe Feronkelit, sfidë kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, njofton Klan Kosova.

Ndërsa të mërkurën do të luhen tri takime. Kampioni aktual Drita do të jetë nikoqir i Besës së Pejës, ndërsa Trepça 89 pas fitores kundre Llapit, këtë javë pret Prishtinën. Sfida e fundit e kësaj dite do të jetë në mes të Llapit dhe Ballkanit, dhe padyshim do të jetë dueli kryesor i kësaj xhiroje.

Kurse të enjten, java e katërt përmbyllet me sfidën Drenica – Gjilani, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:00 dhe do të transmetohen në Art Motion.

lajme të ngjashme