Arbër Hoxha i bashkohet Lokomotivës NULL NULL nga Jon Ajeti 05.07.2021 15:05 nga Jon Ajeti 05.07.2021 15:05 Mesfushori ofensiv 22 vjeçar nga Istogu, Arber Hoxha është lojtari i ri i ekipit Lokomotiva nga Zagrebi. Transferimi i tij u zyrtarizua të hënën nga skuadra kroate përmes rrjeteve sociale, njofton Klan Kosova. Arbëri shënoi 21 gola në ndeshjen e 98-të të Superligës së Kosovës ku ka luajtur për Ballkanin, Besën e Pejës si dhe Prishtinën.