Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arben Fetahu i sigurt se do të jetë i pari i basketbollit kosovar (VIDEO)

NULL NULL
13.03.2018 21:03

Arben Fetahu zyrtarisht është kandidat për kryetar të federatës së basketbollit të Kosovës, pasi ditë më parë Erolld Belegu dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post.

Fetahu ka dhënë disa arsye pse duhet të jetë në krye të shtëpisë së basketbollit në Kosovë, ndërsa ka thënë se për të prioritet do të jetë puna me gjeneratat e reja dhe edukimi i trajnerëve.

Redaksia merr vesh se Fetahu ka siguruar 22 nominime për ta plotësuar mandatin e mbetur të Belegut për dy vjet e gjysmë, si dhe vetë kandidati beson se pa problem do t’i fitojë zgjedhjet e 5 prillit.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.

lajme të ngjashme