Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arabia Saudite do të rihapet së shpejti për turistët e huaj

NULL NULL
17.05.2021 13:28

Arabia Saudite planifikon që së shpejti të hap dyert për turistët e huaj, pas masave lehtësuese të koronavirusit për vizitorët e huaj.

Mbretëria njoftoi se jo-shtetasit që vijnë nga vende të caktuara dhe të cilët ishin vaksinuar plotësisht ose janë rikuperuar kohët e fundit nga COVID-19 nuk do t’iu kërkohet më karantina në hotelet e caktuara qeveritare, shkruan Reuters.

Këto masa të reja, megjithatë, do të vihen në zbatim vetëm për banorët, udhëtarët e qeverisë dhe biznesit ose ata që vizitojnë miqtë dhe familjen, por jo turistët e huaj, sipas Autoritetit të Turizmit Saudit (STA).

Lajmin për hapjen e kufinjëve e njoftoi Shefi Ekzekutiv i STA, Fahd Hamidaddin i cili tha se së shpejti pritet që ky vendim të hyjë në fuqi, transmeton Klan Kosova

Arabia Saudite liberalizoi industrinë e saj të turizmit në 2019, duke e bërë më të lehtë për të huajt që të aplikojnë për viza turistike në shtetin për të cilin ishte i mbyllur për dekada.

Hamidaddin tha se mbretëria kishte në shënjestër 100 milion vizita vjetore deri në 2030, nga rreth 40 milion në vit para pandemisë.

 

lajme të ngjashme