Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aprovimi i masave kundër pandemisë, Qeveria vonohet rreth tri orë për mbledhje

NULL NULL
11.11.2020 17:59

Mbledhja online e Qeverisë së Kosovës e paracaktuar që të mbahej të mërkurën në ora 15:00 për t’u votuar masat e reja te qeverisë, kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, tek tashti ka filluar të mbahet.

Ky takim sipas drejtoreshës për informim në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku, është vonuar për shkak të çështjeve teknike administrative, njofton Klan Kosova.

Tek pas katër orësh pritet të bëhet publik vendimi i ekzekutivit.

Kryeministri Hoti bashkë me anëtarë të kabinetit sot doli në një konferencë për media dhe prezantoi masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 derisa tha se do të miratohen në mbledhjen elektronike të Qeverisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.