Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Apple kthen sytë nga Li-Fi

NULL NULL
22.01.2016 09:31
An Apple logo hangs above the entrance to the Apple store on 5th Avenue in the Manhattan borough of New York City, July 21, 2015. REUTERS/Mike Segar/Files

Apple mund të ketë hedhur sytë tek Li- FI, një sistem ndërlidhës pa fije, shumë i ngjashëm me Wi- Fi, por njëqind herë më i shpejtë.

Në kodet e sistemit operativ të iPhone dhe iPad, iOS 9.1, janë gjetur referime për “LifiCapability”, që të bëjnë të mendosh për një eksperiment të teknologjisë së re nga ana e Apple.

Li- Fi, emër i vendosur në 2011 nga inxhinieri Harald Hass, ndryshon nga Wi- Fi, pasi të dhënat nuk kalojnë përmes valëve por me spektrin e dukshëmn të dritës, me një shpejtësi maksimale teorike prej 224 gigabit. Në thelb, funksionon si një telekomandë normale me rreze infra të kuqe, dhe shfrytëzon ndriçimin e dritave LED.

Pikërisht si një telekomandë, por ndryshe nga Wi- Fi, ky tip lidhje kërkon që transmetuesi dhe ai që merr sinjalin të jenë në të njëjtën dhomë./Top Channel/

lajme të ngjashme