Apple do fillojë me prodhim të iPhone në Indi NULL NULL 03.02.2017 16:30 03.02.2017 16:30 Apple do të fillojë prodhimin e pajisjeve iPhone në pjesën jugore të Indisë, në vendin e quajtur Karnataka ka thënë qeveria indiane, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ministrat qeveritarë kanë thënë se Apple do të fillojë prodhimin e telefonave në prill të këtij viti. Deri më tash gjigandi teknologjik ka 2% të tregut të telefonave në Indi, krahas me rivalin nga Koreja e Jugut Samsungun. Apple e ka konfirmuar zyrtarisht këtë plan, duke thënë se e ka për qëllim që të investojë dukshëm ën Indi.