Apostolova takon shefin e deputetëve të Listës Serbe, flasin për procese të rëndësishme NULL NULL 08.02.2018 19:15 08.02.2018 19:15 Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka pritur në takim deputetin e Listës Serbe, Sasha Millosavljeviqin. “Sot takova Shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sasha Millosavljeviqin, me të cilin diskutuam për Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e reformave”, ka shkruar Apostolova në Twitter, përcjell Klan Kosova. “Me të diskutuam edhe për dialogun e ndërmejtësuar nga BE në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura”.