Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aplikimi në BE, ekspertët vlerësojnë se statusi i kandidatit merr kohë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 14.12.2022 20:25

14 dhjetorit po vlerësohet se iu dyfishua rëndësia. Veç formimit të ushtrisë katër vjet më parë, edhe nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian u tha se është i tillë, nga udhëheqësit shtetërorë.

Megjithatë, për ish-ministrin e integrimeve evropiane, Bekim Çollaku, veprim i liderëve veç i tillë nuk është.

Ai thotë së nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim në BE është më tepër akt popullist se sa historik. Ky edhe e kujton një marrëveshje të rëndësishme që thotë se kryeministri Albin Kurti e refuzoi, e që ishte ajo e Stabilizim Asocimit.

Andaj, sipas Çollakut, aplikimi zyrtar i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE është hap i nxituar dhe se një gjë e tillë nuk do të arrihet.

Megjithatë, për profesorin universitar, Afrim Hoti, krejt kjo varet nga qëndrimi që do ta mbajnë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, kandidimi megjithatë jep një mesazh se Kosova ka vullnetin të jetë pjesë e BE-së, pavarësisht problemeve që ka.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim do ta dorëzohet në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

lajme të ngjashme