Apeli për pushtetin: “Kujdes me drejtësinë e pavarur” (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.08.2023 20:09 nga Flamur Gajtani 20.08.2023 20:09 Në ditën kur u prangosën të dyshuarit për dallavere me rezerva shtetërore doli me video-deklarim. Kryeministri Albin Kurti mes adresimit 3 minuta e 15 sekondësh të premten, hodhi akuza edhe për sistemin e drejtësisë që sipas tij po duan që ta pengojnë punën e mirë të qeverisë që drejton. Në këtë avaz vazhdoi një ditë më vonë edhe vartësi i tij i Financave Hekuran Murati. Këtë qasje paragjykuese të pushtetit po e shohin me shqetësim njohësit e drejtësisë. Shefi i ekzekutivit po akuzohet nga opozita se po linçon publikisht organin e akuzës, për të mbrojtur aferat e miqve të tij. Edhe akuzat për drejtësi të kapur sipas Përparim Grudës nga PDK-ja, nuk qëndrojnë pasi në të kaluarën këta prokurorë e gjyqtarë, morën vendime në favor të VV-së. E kjo për ish-zëvendëssekretarin e MD-së, Ardian Bajraktari ndikon edhe në raportet ndërkombëtare. Deklaratat e qeveritarëve i dënoi të shtunën edhe Shoqata e Prokurorëve, që i cilësoi si rrezik për hetimet..